Sa gënjeshtra në javë i bën kryeministri Kurti? Qe disa për Blerim Isufajn - NACIONALE

Sa gënjeshtra në javë i bën kryeministri Kurti? Qe disa për Blerim Isufajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Isufaj, që aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, ditë më parë ishte shënjestër e kryeministrit Albin Kurti. Ndonëse e pavarur si sector, Kurti nuk ngurroi ta godiste Isufajn e prokurorinë në Kuvendin e Kosovës, një fjalim që u kritikua gjerësisht. Megjithatë, përveç i paprecedent në historinë politike të pasluftës, fjalimi i Kurtit ishte i mbushur edhe me gënjeshtra faktike. Qe pse?

Në fjalimin e tij, Kurti hodhi akuza të pabazuar ndaj Isufajt, duke theksuar se “njeriu që po synon të bëhet kryeprokuror i shtetit”, nuk e ka asnjë rast të fituar në Gjykatë.

“Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP-së, Dino Hasanaj e kategorizoi në vetëvrasje, ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish-drejtorit të informimit në kryeministri, Hamdi Sopa, e shndërroi në vrasje. Dhe njëkohësisht bëhet fjalë për një prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë. Dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror përkundër vullnetit të presidentes, kryeparlamentarit dhe të kryeministrit të qeverisë.” – theksoi Kurti.

Duke u bazuar mbi këtë premisë të gënjeshtërt, të cilat do t’i dëshmojmë si të tilla pak më poshtë, Kurti konkludoi se Isufaj nuk mund të bëhet kryeprokuror.

“Por, nuk do të mundet (të bëhet kryeprokuror). Sepse këtu ka republikë dhe popull.” – deklaroi Kurti.

Rastet e fituara të Isufajt

Sigurisht, kryeprokurori i Speciales, pra z. Isufaj, ka shumë raste të fituara në gjykatat e Kosovës. Në fakt, hiç më larg se para 14 ditë, pra më 14 prill të 2023, Isufaj e kori edhe një fitore në gjykatë. Më saktësisht, bëhet fjalë për dënimin me 5 vjet burgim e 2 mijë e 500 euro gjobë të shtetasit nga Shqipëria, Adam Neza, i cili akuzohej nga Prokuroria Speciale (lexo: Blerim Isufaj) për transportimin e mbi 500 kilogramëve marihuanë për në Kosovë.

Në fakt, siç raporton Betimi për Drejtësi, ky dënim ka kontribuar edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi lënda e Isufajt kundër Nezës, pasi e njëjta ka qenë e shënjestruar për liberalizimin e vizave.

“Ndryshe, aktakuza në këtë rast është përpiluar në shtator të vitit 2019 nga prokurori Blerim Isufaj, i cili mban pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së dhe kjo lëndë ishte e shënjestruar për liberalizim të vizave.” thuhet në raportimin e Betimit për Drejtësi, transmeton Nacionale.

Sigurisht, në vend se ta falënderon për kontributin rreth liberalizimit të vizave, z. Kurti zgjodhi ta kritikonte Isufajn, ndërsa Vjosa Osmani, president e Kosovës, vendosi ta bllokojë dekretimin e Isufajt për kryeprokuror të Kosovës.

Por Isufaj e ka fituar edhe një rast tjetër, që në fakt është luftë përbrenda sektorit të drejtësisë. Z. Isufaj e ndoqi penalisht gjyqtarin Sali Berisha, i cili akuzohej për marrjen e 2 mijë eurove ryshfet dhe posedim të revolës pa leje.

Siç raportonte sërish Betimi për Drejtësi, gjyqtarit Berisha i është ndaluar edhe ushtrimi i funskioneve publike dhe shtetërore për tri vitet e ardhshme. Aktakuzën e këtij rasti e kishte ngritur Isufaj, ndonëse në gjykatë Prokuroria ishte përfaqësuar nga prokurorja Iliriana Çollaku.

“Berisha është dënuar edhe me gjobë prej 4 mijë eurosh për “marrje ryshfeti” dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Dënimin unik me gjobë prej 5 mije eurove duhet ta paguajë në afat prej 1 muaji pas plotëfuqishmërisë së aktgjykimit.”raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Nacionale.

Një rast tjetër i fituar nga ana e Isufaj, ishte në lidhje me dënimin për korrupsion të gjyqtarit Rafet Ismajli, i cili ishte dënuar me 20 muaj burgim dhe me 1 mijë euro gjobë për korrupsion. Madje, ky rast ishte dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse kushtetuesja e kishte shpallur të papranueshme kërkesën e ish-gjyqtarit.

“Gjykata konstaton se sa i përket pretendimeve te parashtruesit te kërkesës për shkelje te neneve 29, 31, 32 dhe 33 të Kushtetutës, kërkesa duhet të deklarohet e papranueshme si qartazi e pabazuar, sepse ky pretendim konsiderohet si pretendim qe i takon kategorisë se pretendimeve “te pambeshtetura apo te paarsyetuara”….” -thuhej në aktvendimin e Kushtetueses.

Ndryshe, Isufaj ishte po ashtu njeriu kryesor i Prokurorisë Speciale në rastin e njerëzve që u kthyen nga lufta në Siri, të cilët Prokuroria i ndoqi penalisht për vepra penale të pjesëmarrjes së luftra të huaja. Siç raportonte Kallxo, 9 nga të ndjekurit ishin dënuar me burgim.

Lajme të ngjashme