“S’po dëshirojmë përplasje me KFOR-in”: Raporti final për qëndrueshmëri s’u publiku kurrë, si u “zbyth” Qeveria nga hapja e urës?
Qeveria e Kosovës më nuk po e përmend çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër. Ndonëse gjatë verës zyrtarët më të lartë qeveritarë kishin thënë se hapja e kësaj ure është çështje kohe, ata tashmë e kanë heshtur këtë temë. Qeveria nuk e ka publikuar as raportin final për qëndrueshmërinë e urës, për të cilin ishte thënë se do të publikohet brenda pak ditëve.
Çështja e hapjes së urës është hequr edhe nga goja e kryeministrit Albin Kurti.
Për këtë çështje ai tani po flet vetëm kur po pyetet nga gazetarët. Kështu bëri edhe gjatë një interviste për RTK-në.
I pari i Qeverisë bëri me dije se Qeveria nuk po dëshiron përplasje me KFOR-in.
“Për çështje e urës, unë mendoj se duhet të hapet ura, por ne nuk po dëshirojmë që të vijmë në përplasje me KFORI-in dhe sidomos me Karabinierët italian aty. Për çdo javë ne punojmë në qet drejtim”, ka thënë Kurti.
Ai ka deklaruar se kjo çështje nuk do të bëhet temë në dialogun e Brukselit.
“Nuk është çështje e dialogut, dialogu u është kryer me marrëveshje. Qysh me shku përmes dialogut. Marrëveshja është e gishti të viti 2016, e cila thotë se më se largu më 20 janar 2017 duhet me u hap ura. Pra, nuk mund të flasin për një dialog kur tashmë kemi marrëveshje. Nëse flasim për dialog përkundër marrëveshjes, ne e shkelim marrëveshjen dhe kjo është e rëndësishme tash të respektohet. Unë besoj që do ta hapim edhe urën”, është shprehur Kurti pa përmendur kohë e as datë se kur mund të bëhet një gjë e tillë.
Për këtë temë ka folur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Ai ka bërë me dije se hapja e urës nuk mund të realizohet në këtë kohë.
“Ndryshimet e papritura në rregullat për përdorimin e valutës; mbyllja e institucioneve financiare dhe sociale nga të cilat varen familjet e zakonshme; shumë ankesa të pazgjidhura për ngacmime nga Policia e Kosovës: këto shembuj dhe të tjerë vetëm sa e shtojnë tensionin dhe dyshimet ndaj qëllimeve të shtetit të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës. Kjo është arsyeja pse disa hapa të tjerë, si hapja e urës në Mitrovicë, mbeten të paarritshme për momentin. Ura duhet të hapet – por në një kohë kur besimi mes komuniteteve është mjaftueshëm i fortë për të minimizuar rreziqet që mund të lindin si për serbët, shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për ushtarët e kombeve kontribuuese të NATO-s”, ka ambasadori britanik.
Nuk publikohet as raporti për qëndrueshmërinë e urës
Ndonëse kanë kaluar 5 muaj nga testimi i urës, Qeveria e Kosovës nuk ka treguar pse nuk po publikohet raportin final për qëndrueshmërinë e urës.
Një javë pas testimit të urës, ishte publikuar draft-raporti, që tregonte se ura është stabile, por publikimi i raportit final po zvarritet pa ndonjë arsyeje.
Ndonëse, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durshmi, kishte paralajmëruar se raporti final do të dal disa ditë pas draftit fillestar, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur ende.
Për këtë raport disa herë ka folur edhe kryeministri Albin Kurti.
“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet hapja e urës qendrore në Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme, dhe punët tona të shtëpisë, si trajtimi i draftit preliminare për qëndrueshmërinë fizike te urës e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, kishte thënë Kurti gjatë një mbledhje të Qeverisë.
Por, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Hysen Durshmi, më 14 gusht, kishe paralajmërua se raporti final do të publikohej brenda disa dite.
Ditët e paralajmëruar nga Durmishi tashmë janë bërë disa mua dhe ende nuk duhet se kur do të publikohet ky dokument.
“Ne po e presim raportin final, i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, kishte thënë Durmishi.
Ndër të tjera, ai kishte treguar se pse ishte bërë testimi i urës.
“Në fakt detyrë e Ministrisë sonë ka qenë që përmes një kontrate që e kemi pasur ta përcaktojmë stabilitetin mbi lumin Ibër dhe ne i kemi zhvilluar të gjitha ato procedura, testime dhe dje e kemi marr raportin preliminar, draft-raportin i cili në bazë të matjeve që janë bërë, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë, në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit”, ishte shprehur Durmishi.
Derisa testimi i kësaj ure ishte realizuar më 8 gusht, rezultate raporti preliminar për stabilitetin e urës ishte publikuar më 13 gusht.
Në profilin e tij në Facebook”, zëvendësministri Durmishi kishte treguar se rezultate e raportit preliminar tregojnë se ura është stabile.
“Ura mbi lumin Ibër është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale. Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë. Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, kishte shkruar Durmishi.
Derisa Kosova ishte vizituar nga shefi i CIA-, Ëillima Berns, zyrtarët e pushteti vazhdimisht propagandonin hapjes e urës së Ibrit. Pavarësisht kundërshtimeve nga SHBA-ja, BE-ja dhe KFOR-i ata deklaronin se hapja është çështje kohe.
Por, vizita e të parti të CIA-s duket se i ka ndryshuar gjerat. Pas takimit të kryeministrit Albin Kurtin me zyrtarin e lart amerikan, zyrtarët e pushtetit e kanë larguar nga diskursi i tyre këtë çështje.