Rusët bombarduan Kherson, tre persona vdiqën
Tre persona u vranë sot nga bombardimet ruse të Khersonit në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet rajonale, duke shtuar se spitali dhe shkolla e qytetit u dëmtuan nga sulmi.
“Në granatimet e sotme ruse, kemi tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur – dy burra dhe një grua”, njoftuan autoritetet ukrainase.
Një sërë objektesh infrastrukturore u dëmtuan, duke përfshirë një spital klinik rajonal, një shkollë, një stacion autobusi, një zyrë postare, një bankë dhe ndërtesa banimi.
Khersoni ishte nën pushtimin rus që nga fillimi i pushtimit deri në nëntor, kur u kthye nën kontrollin e forcave ukrainase. Që atëherë, ajo ka qenë një objektiv i rregullt i forcave ruse, pozicionet e të cilave ndodhen në anën tjetër të Dnieper. /Nacionale/