Rukiqi për Qeverinë: Humbën 500 milionë euro nga sanksionet, krenohen me rritje ekonomike 0.3% mbi projeksionet - NACIONALE

Rukiqi për Qeverinë: Humbën 500 milionë euro nga sanksionet, krenohen me rritje ekonomike 0.3% mbi projeksionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas raportimeve është çarë ura në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Rukiqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur rritjen e çmimeve. Ai ka folur mes tjerash edhe për mungesën e investimeve.

“- I kane humbur mbi 500 milione euro nga izolimi dhe sanksionet;

- me deficit tregtar mbi 5 miliarde euro;

Dalin dhe krenohen me rritje ekonomike 0,3% mbi projeksionet” – ka shkruar tutje ai.

Tutje, Rukiqi ka shtuar:

“Ne gjuhen e tyre: rritje e qendrueshme nuk mund te quhet nese nga 5,62% rritje ne tremujorin e pare, bjen ne 4.27% ne tremujorin e dyte. Kjo eshte renie e qendrueshme

Fotografia e bashkangjitur eshte simboli i vetem rritjes qe e kemi me kete qeveri”.

Lajme të ngjashme