Rukiqi ia zhvesh ‘pshtjellimin’ me grafikone Hekuran Muratit: Manipulant, s’është rritje reale e aktivitetit ekonomik por rritje çmimesh
“Meatarisht ga 1 miliard euro në vit” rritje të ekonomisë në vend pretendoi Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e vendosaur gjendjen gjoja në kontrast me vitet e kaluara të qeverisjes, por këtë “pshtjellim” të zakonshëm, s’u desh as gjysmë ore t’ia rrëzonte si me dorë, ish-Kryetari i Odës Ekonomike, tash anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një reagimi në Facebook.
Rukiqi, në leximin e tij, tha se Murati “po manipulon” duke krahasuan një vit me inflacion e rritje çmimesh “e jo nga rrita reale e aktivitetit ekonomik”.
Reagimi i Rukiqit:
Ja si manipulon një i paaftë i pushtetit.
Një vit me recesion (rritje negative ekonomike), me aktivitet të pëergjysmuar ekonomik, e krahason me një vit me inflacion, me rritje çmimesh, rrjedhimisht me qarkullim të rritur, jo nga rritja reale e aktivitetit ekonomik, por nga rritja e çmimeve, në kurriz të qytetareve të vendit.
Ministët, qytetarët në hall, po marrin kredi dhe mbitërheqje në banka, me norma të larta të interesit, për të përballuar shpenzimet.
Mbi 30000 qytetarë i janë shtuar listës të të varfërve.
Këta qytetarë që nuk mund të përballojnë jetën e shtrenjtë, do të duhej të ishin brenga jpte, e jo manipulimi me grafikone. Fatkeqësisht, për vendin dhe qytetarët, ti je ndër të paaftit e shumtë në këtë qeveri.