‘Ruajtja e paqes në Ballkan, përgjegjësia jonë’: Gjermania përkrah zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë - NACIONALE

‘Ruajtja e paqes në Ballkan, përgjegjësia jonë’: Gjermania përkrah zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët gjermanë kanë përkrahur zgjatjen e misionit të ushtrisë gjermane në Kosovë e Bosnje Hercegovinë.

Shumica prej tyre, kanë argumentuar se “Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë”.

Siç raporton “A2CNN”, përveç partive në pushtet, edhe partitë opozitare i kanë dhënë mbrështje propozimit të Qeverisë për zgjatjen e mandatit të ushtrisë gjermane.

"Na duhet një KFOR i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.” – citohet se ka thënë Florian Hahn.

Sekretarja e shtetit për Mbrojtje, Siemtje Moller, po ashtu ka thënë se Ballkani Perëndimor është fliqni më i afërt.

Ndërkaq, në propozimin e Qeverisë, citohet se shkruan “është ende Rezoluta 1244e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se "si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Theksojmë se së fundi, Gjermania ka shtuar trupat e saj në Kosovë.

Lajme të ngjashme