RTK nuk e zbaton vendimin e KPM-së, Kusari: Vazhdimësi e mashtrimit të publikut - NACIONALE

RTK nuk e zbaton vendimin e KPM-së, Kusari: Vazhdimësi e mashtrimit të publikut

1 javë më parë

nga NACIONALE

Flutura Kusari, juriste e njohur e medias, ka komentuar storien e RTK-së rreth demantimit të lajmit të rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Sipas Kusarit, storia që e pamë nuk ishte informim se RTK-ja ka mashtruar dhe ka shkelur kodin e etikës.

Madje, Kusari tha se kjo storie është vazhdim i mashtrimit dhe manipulimit të publikut.

“Ajo çfarë pamë sonte në RTK nuk ishte informim i publikut që RTK ka mashtruar dhe e ka shkelur kodin e etikes, nuk ishte as demant i lajmit të rremë për Nacionalen dhe Periskopin dhe as zbatim i vendimit të KPM-së. Ishte thjeshtë vazhdimësi e mashtrimit dhe manipulimit të publikut” – ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme