Rrustemi e mbron Nagip Krasniqin edhe në Kuvend: Është profesionist, kryeshefat po i bëjnë ballë krimit - NACIONALE

Rrustemi e mbron Nagip Krasniqin edhe në Kuvend: Është profesionist, kryeshefat po i bëjnë ballë krimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustem i ka dalë në mbrojtje edhe një herë kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme.

Rrustemi në seancën e sotme, për Krasniqin të cilin e ka edhe bashkëpartiak, ka deklaruar është “një nga profesionistët” e Kosovës.

“Sot shumë kryeshefa ekzekutivë po ballafaqohen me keqpërdorime të egra, e po i bëjnë ballë krimit të organizuar që është instaluar Brenda këtyre ndërmarrjeve me dekada.” – ka thënë ai.

Tutje, Rrustemi ka deklaruar si vijon: “Z.Krasniqi do të përgjigjet vetëë, do të kuptojmë të gjithë të vërtetën”.

Në fund, deputeti i VV-së ka pretenduar se opozita po bën përpjekje për “ta paraqitur VV-në si vetën e tyre”.

Ndërkohë, Departamenti i Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës zbarkoi gjatë ditës së djeshme në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe kryen bastisje.

U bë e ditur se hetimet u kryen për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të një tenderi për remontin e Bllokut A5 të Termocentralit “Kosova A”.

Edhe më parë, Nacionale kishte raportuar gjerësisht në lidhje me shtyrjen e vazhdueshme të remontit në këtë bllok, derisa ka pasur shfajësime të ndryshme edhe nga zyrtarë të pushtetit përfshirë z. Besnik Bislimi.

Gazeta kishte mësuar që humbjet nga mosfunksionalizimi i këtij blloku ishin rreth një milion euro në ditë.

E gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës nisi bastisjen në ambientet qendrore Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë, ku më pas u mësua edhe për arrestimin e drejtorit ekzekutiv, Nagip Krasniqi.

Një burim i mirinformuar i gazetës Nacionale brenda policisë ka bërë me dije se dyshimet ndaj Krasniqit kanë të bëjnë me kontratat për renovimin e kaldajave së bllokut A5.

Lajme të ngjashme