Rrusta e PSD-së me kritika ndaj Kurtit: I dhamë argument Vuçiqit të luajë rolin e viktimës - NACIONALE

Rrusta e PSD-së me kritika ndaj Kurtit: I dhamë argument Vuçiqit të luajë rolin e viktimës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Teutë Rrusta, anëtare e PSD-së, ka komentuar zhvillimet në Këshill të Sigurimit të OKB-së, ku u përballlën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Rrusta ka thënë se Kosova i dha argument Serbisë që të luajë rolin e viktimës. Tutje, Rrusta ka vlerësuar se Kosova ka një kryeminsitër të obsesionuar prej të kaluarës.

“Kosova është në anën e drejtë, ka fituar një liri me një përpjekje të gjatë, por për herë të parë, e kemi një lider politik që është shumë i vogël sa i përket mënyrës qysh funksionon. Është hera e parë prej kaq vitesh clirim që i kemi dhënë argument Serbisë e Vuciqit të luajë rolin e viktimës, hera e parë si Kosovë që kritikohemi prej vendeve mike, kemi një kryeministër i obsesionuar prej të kaluarës, që i tregon vendeve ndërkombëtare kush është Serbia, ata e dinë se kush është Serbia, për shkak se kanë intervenuar ndaj Serbisë për krimet të cilat kryeministri po mundohet se e ka të rëndësishme t’i shpalosë”, ka deklaruar Rrusta në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme