Teutë Rrusta: Martin Berishaj asnjëherë nuk ka qenë i rëndësishëm në Vetëvendosje
Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, duke folur për aksionin simbolik të PSD-së, si reagim ndaj skandalit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka diskutuar edhe për rolin e Berishajt në Lëvizjen Vetëvendosje, sa vetë Rrusta ishte pjesë e këtij subjekti.
Ajo tha në Klan Kosova se Martin Berishaj asnjëherë nuk ka qenë i rëndësishëm në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Thënë të drejtën, Martin Berishaj ka ardhur shumë vonë në Vetëvendosje, është anëtarësuar sa ishim ne, por në atë kohë asnjëherë dhe në asnjë moment nuk ka pasur rol kyç, të rëndësishëm në organet e lëvizjes, pra ai ka qenë figurë mbështetëse, mbase ka mundur të lobojë diku për Vetëvendosjen, mirëpo asnjëherë nuk ka qenë figurë, asnjëherë s’ka qenë i rëndësishëm.” – tha Teutë Rrusta.
Sipas saj, është e çuditshme heshtja e krerëve institucional dhe mbrojtja që i bëhet Berishajt nga ta.
“Për mua është e çuditshme heshtja e kryeministrit, kryeparlamentarit, mbrojtja që presidentja i bën, mbrojtja që Gërvalla i bën, mbrojtja që ky vazhdimisht e gjen. Ose është heshtje ose mbrojtje, nuk ka kritika, madje as të vogëla nga pushteti.” – mendon Rrusta
