Dërguti: Duke e mbrojtur ambasadorin Berishaj, Donika Gërvalla po i mbron shefat e saj - NACIONALE

Dërguti: Duke e mbrojtur ambasadorin Berishaj, Donika Gërvalla po i mbron shefat e saj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka shkruar rreth rastit të shumëpërfolur të ambasadorit kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Dërguti ka thënë se Bershaj është ambasador politik, gjersa ka kujtuar kohën kur ai ishte zgjedhur anëtar i Kryesisë se VV-së në vitin 2018.

“Shkojmë me një rifreskim të kujtesës: Martin Berishaj është ambasador politik nga partia në pushtet (LVV), i cili në vitin 2018 ishte zgjedhur anëtar kryesie i kësaj partie.” – ka shkruar Dërguti në llogarinë e saj në Facebook.

Sipas ish-deputetes së VV-së, Gërvalla po mbron vetën dhe shefat e saj.

Ministrja Gërvalla duke e mbrojtur këtë ambasador, po e mbron veten dhe pushtetin e shefave të saj.” – mendon Dërguti.

Lajme të ngjashme