Rrugët me ngrica, apelohet për kujdes gjatë vozitjes
Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet që të mbajë mot i qëndrueshëm me diell. Por sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë edhe vranësira të pjesëshme.
E si rrjedhojë si pasojë e temperaturave në minus, në vend mund edhe të krijohen ngrica.
Andaj nga IMH bëjnë apel tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes së automjeteve.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Në mëngjes për rreth relievit malor dhe në rrugët me lagështi do të ketë ngrica, kështu që apelohet të ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.