Rrjeti ballkanik N1 me titull makabër ku përmendet edhe termi fyes "Shiptar", i reagon gazetarja shqiptare
Në përgjithësi titujt në një media paraqesin edhe disponimin përkitazi me mesazhin që po provohet të përçohet. Kësaj here është rrjeti ballkanik i medias “N1” (me seli në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Lubljanë) që supozohet të jetë objektiv në raportim dhe i paanshëm në qasje. Fjala është për një titull të këtij soji: “Serbët e Kosovës të poshtëruar, në dokumenta na shkruajnë si kosovar, na fyejmë sikurse të ishim Shiptar” (term ky që përdoret si fyes ndaj shqiptarëve të Kosovës).
Ishte saktësisht një titull i tillë që i morri vëmendjen gazetarës shqiptare Una Hajdari e cila e quajtu një nga titujt më të shpifur që i ka rënë të shoh ndonjlherë “dhe atë nga një media me reputacion në Serbi”. Hajdari shkri se “nëse N1 supozohet të jetë objektiv dhe kritik (dhe e bën këtë), peizazhi mediatik në Serbi është në një gjendje edhe më për keqardhje se ç’kemi menduar”.
This is one of the most disgusting headlines I’ve ever seen come from what is considered a reputable outlet in Serbia.
— Una Hajdari (@UnaHajdari) April 20, 2023
If N1 is supposed to be objective and critical (and does this), the media landscape in Serbia is in an even sorrier state than we all thought. pic.twitter.com/HsFCl1208D
Hajdari ka vazhduar me një numër nën-cicërimash duke kritikuar mediumin në fjalë në lidhje me këtë titull problematik të cilës në shikim të parë nuk i atribuohet autor. “Dhe jo, nuk më intereson nëse Zivojic Rakocevi e ka thënë këltë – ose mos e ftoni, ose informohonu mjaftueshëm për ta kritikuar kur e thotë, dhe edhe më definitivisht mos ia nxjerri një titull të këtillë”.
Hajdari ka edhe një kritik tjetër në lidhje me një ankesë të tillë të shprehur në titull. “Nuk ndihmon në afrimin e komuniteteve kur 5 përqindëshi i popullatës ngul këmbë që të ketë të gjitha priviligjet dhe nuk dëshiron të asocohet me mazhorancën e popullatës në asnjë mënyrë”, ka shkruar Hajdari.