Rritja e tatimit në pronë: Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere - NACIONALE

Rritja e tatimit në pronë: Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rreth orës 11:30 ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritet të raportojë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Temë diskutimi do të jetë “Rritja e vlerës së faturave të tatimit në pronë”.

“Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203) 13:30”, thuhet në njoftim.

Rritja e faturave të tatimit në pronë, u kritikua nga qytetarët dhe nga partitë opozitare. Ankesa pati edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), të cilët deklaruar se këtë vendim e ka marrë niveli qendror.

Lajme të ngjashme