Rritet bilanci, gati 300 viktima nga tërmeti në Turqi - NACIONALE

Rritet bilanci, gati 300 viktima nga tërmeti në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tërmet i fuqishëm 7.4 goditi provincat jugore të Turqisë, duke vrarë të paktën 284 njerëz në të gjithë provincat turke.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi ka arritur në 284 persona ndërsa janë lënduar 2 mijë e 323 të tjerë.

Ai ka thënë se: “kemi gjithsej 284 të vdekur, 2 mijë e 23 të plagosur dhe 1710 objekte të shkatërruara. Gjithsej 2786 ekipe kërkim-shpëtimi janë në terren, ky numër çdo moment po rritet”.

Oktay theksoi se në zonën e tërmetit është ndërprerë arsimi për një javë.

Ndërkohë, në një deklaratë të bërë orë më parë, presidenti i Turiqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.

Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi.

Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë.” – ka shkruar Erdogan ndër të tjera.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Numëri i lartë i të vdekurve është raportuar edhe në Siri. Sipas autoritetve atje, deri më tani janë raportuar mbi 200 të vdekur si pasojë e tërmetit.

Lajme të ngjashme