Mehaj i shpreh Turqisë gatishmërinë e plotë të FSK-së për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka ofruar gatishmëri të plotë për të ndihmuar Turqinë për shkak të tërmetit që la të vdekur rreth 200 persona dhe qindra të tjerë të lënduar.
Mehaj ka thënë se lajmi për tërmetin ishte tronditës dhe se “i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura”.
Mehaj ka thënë se lutjet e Kosovës janë me ta.
Shkrimi i plotë i tij:
Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.
Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.
Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!
