"Rrit kërcënimin dhe mundësinë e dhunës", Hovenier sërish i bën thirrje Qeverisë që të dëgjojë kërkesat për urën - NACIONALE

"Rrit kërcënimin dhe mundësinë e dhunës", Hovenier sërish i bën thirrje Qeverisë që të dëgjojë kërkesat për urën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka paralajmëruar për rrezik të shtuar për ushtarët e KFOR-it mes planeve për hapjen e urës mbi lumim Ibër nga Qeveria e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Hovenier tha se rreziku vlen edhe për ushtarët amerikanë “që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha Hovenier.

Ai deklaroi më tej se shpresojnë që Qeveria e Kosovës do të dëgjojë kërkesat.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t'i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Hovenier ritheksoi se cilësia e partneritetit me Qeverinë aktuale “nuk është ajo që do të shpresonim”.

"Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun".

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur synimin e saj për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Pavarësisht kundërshtimit nga vendet e QUINT-it dhe NATO-s, Kurti ka këmbëngulur për të ecur përpara me planin, duke pohuar se ai "nuk është kundër askujt".

Lajme të ngjashme