Rrëzohet udhëheqësi i republikanëve të Senatit të ShBA-së, Mitch McConnell, dërgohet në spital - NACIONALE

Rrëzohet udhëheqësi i republikanëve të Senatit të ShBA-së, Mitch McConnell, dërgohet në spital

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i republikanëve në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Mitch McConnell, është dërguar në spital, pasi është rrëzuar në një hotel në Uashington, u tha një zëdhënës medieve amerikane.

“Udhëheqësi McConnell mori në thua në një hotel lokal gjatë një darke private”- tha zëdhënësi, raporton televizioni BBC.

Nuk u dhanë hollësi për gjendjen e tij. McConnell, 81 vjeç, është duke shërbyer në mandatin e shtatë në Senat. Ai është njëri prej ligjvënësve më të lartë në Partinë Republikane, tash duke e kryer detyrën e udhëheqësit të pakicës në Senat.

McConnell ishte rrëzuar edhe më parë, në gushtin e vitit 2019, kur e kishte thyer krahun.

Ai është në detyrën e udhëheqësit të republikanëve në Senat që nga viti 2007, ndërsa ulësen në Senat e mban që nga viti 1985.

Lajme të ngjashme