Rrëzimi kushtetues e intervistimi i tre prej tyre nga Prokuroria Speciale: Java me probleme e VV-së me drejtësinë - NACIONALE

Rrëzimi kushtetues e intervistimi i tre prej tyre nga Prokuroria Speciale: Java me probleme e VV-së me drejtësinë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, rrëzoi votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb, të Nenad Rashiq, pasi sipas Gjykatës Kushtetuese, propozimi për nënkryetarin duhet të vijë nga shumica e deputetëve të komunitetit serb. Por, Dimal Basha në mënyrë anti-kushtetuese, kishte propozuar vet Rashiqin, për nënkryetar. Kështu filloi java për Vetëvendosjen. Pra, me evidentim të shkeljes kushtetuese.

Java për ta vazhdoi me një segment tjetër të drejtësisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar të merret seriozisht me dallaveret me grante, për të cilat LDK-ja ka ngritur një kallëzim penal.

Brenda 24 orëve, Prokuruar ka intervistuar ish-ministrin e Bujqësisë, Faton Peci dhe Fitoren Pacolli, e cila ka qenë Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi. Edhe ministri në detyrë Arben Vitia u intervistua nga Prokuroria Speciale. Ai e pranoi vet një gjë të tillë.

Ndërkohë, zëdhënësja e Prokurorisë, Nora Luta, ka bërë me dije se Peci sot është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Ish-ministri Peci ka refuzuar të deklarohet para mediave pas intervistimit.

Vetëm pak kohë pasi është intervistuar, ai ka dal me disa sqarime në profilin e tij në Facebook.

Peci ka bërë me dije se intervistimi ka pasur të bëj me kallëzimin penal të ngritur nga ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, i cili ka të bëj me dhënien e disa grateve nga ministria që ai ka drejtuar.

Peci ka shkruar se në prokuroria ka dhënë shpjegimet e duhura.

Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri. Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar ai.

Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do t`i kundërpërgjigjet zyrtarit të LDK-së.

Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës. Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si minister. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën! Vazhdojmë!”, ka shkruar ai.

Gazeta Nacionale ka mësuar se për të njëjtën çështje, një ditë më parë, Prokuroria Speciale e ka intervistuar edhe deputeten e VV-së, Fitore Pacolli, e cila në legjislaturën e 8 ka qenë kryetare e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë.

Burimet e gaztës brenda Prokurori Speciale kanë treguar se ajo është intervistuar si e dyshuar për ndikim në dhënien e grandeve për vëllain dhe dajën e saj nga Ministri e Bujqësisë.

Vëllai dhe daja i Fitore Pacollin kishin përfituar grante nga 100 mijë euro prej Ministrisë së Bujqësisë.

Derisa vëllai i deputetes, Blerim Pacolli, grantin e kishte përfituar për ngritjen e një ferme, daja i saj, Sylejman Islamit, granti e kishte përfituar për mbjellje të arrave.

Lajme të ngjashme