Rrëqethëse: Mbreti i Anglisë dekoron kosovaren Remzije Zeka Sherifi me urdhër të lartë - NACIONALE

Rrëqethëse: Mbreti i Anglisë dekoron kosovaren Remzije Zeka Sherifi me urdhër të lartë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ditë historike u shënua sot për kosovaren Remzije Zeka Sherifi. Ajo pranoi dekoratë me urdhrin e dytë më të lartë të Mbretërisë së Bashkuar- kalorsia..

Për këtë lajm ka shkruar historiani Daut Dauti.

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, sot e ka dekoruar Remzije Zeka Sherifin me titullin OBE (Order of the British Empire) që nënkupton titullin kalorsiak. Ky është një dekorim më i çmuari që u jepet personaliteteve të rëndësishme që gjatë vitit tregojnë suksese të mëdha në punën e tyre. Ky është lajmi më i mirë i këtij viti, jo vetëm për shqiptarët në Britani të Madhe, por kudo që janë. Mikja ime, Remzija, është nga Gjilani, por jeton në Skotlandë dhe për punën e saj ka qenë e dekoruar me shpërblime të larta edhe më herët. Kësaj radhe mbreti Charles III e ka dekoruar Remzijen për shërbimet e saja në integrimin e refugjatëve”, ka shkruar Dauti.

Remzije Zeka Sherifi është nga Gjilani dhe ka shkuar në Skoci në vitin 1999 kur u evakuua nga një kamp në Maqedoni. Deri në vitin 1992, kur u përjashtua nga puna, Remzija ka punuar si gazetare dhe producente në radio.

Remzija ka hyrë në radhën e të dekoruarve, siç janë Noel Malcolm, JK Roëling, David Beckham dhe personalitete tjera të rëndësishme britanike. Kjo është hera e pare që një monark britanik e dekoron një shqiptar – shqiptare në këtë rast. Plot arsye për mburrje.

Lajme të ngjashme