Rrena e Pecit i ka këmbët e shkurta: Qysh ia huqi me njoftimin e Prokurorisë kinse për grante? - NACIONALE

Rrena e Pecit i ka këmbët e shkurta: Qysh ia huqi me njoftimin e Prokurorisë kinse për grante?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Dikur ministri i Bujqësisë, tash kryetar i Mitrovicës, Faton Peci, e ka bërë huqjen e vitit.

Ai publikoi një postim në rrjete sociale duke shkruar se kinse Prokuroria Speciale e ka rrëzuar kallëzimin penal ndaj tij, për dallaveret me grante.

Peci u krenua duke e quajtur “miush” Paris Gurin e LDK-së dhe u lumturua se e fitoi këtë betejë.

“Ndërkohë, gjatë intervistimit tim në prokurori, “mijushi” i LDK-së, Guri, kishte deklaruar se mezi pret të shihemi në gjykatë. Po, në gjykatë do të shihemi, sepse nga sot fillon përgatitja e kallëzimit penal për kallëzim të rremë penal, të ideuar nga Lumir Abdixhiku, të nënshkruar nga Hykmete Bajrami dhe propaganduar me shpifje e paturpësi nga “tellalli” i tyre, Guri”, ka shkruar Peci.

“Të tre do të kenë kallëzim penal për kallëzim të rremë, i cili nxiti një terror medial kundër meje, për më shumë se dy vite. Kjo situatë ka qenë e vështirë për mua dhe familjen time, por gjithmonë kam qenë i bindur në drejtësinë dhe integritetin tim. Prandaj, një gjë është e sigurt: në asnjë rast, asnjëherë, ne asnje rrethane nuk kam kontaktuar askënd, udhëzuar ose rekomanduar as për subvencione, as për grante, as për ndonjë shpallje, kontratë apo tender, tek grupet profesionale, në këtë procss”, ka thënë ai më tutje.

Megjithatë, rrena e Pecit zgjati shkurt.

Prokuroria doli me njoftim duke thënë se hetimet ndaj Pecit për grante po vazhdojnë. Njoftimi doli të jetë ai për kallëzimin penal të LDK-së, ku ministrat e Kurtit mbanin nga dy pozita.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik se rasti për të cilin po raportohet se është hedhur kallëzimi penal ndaj F.P., nuk ndërlidhet me hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me dyshimet për keqpërdorim të granteve në sektorin e bujqësisë. Rasti në fjalë ka të bëjë me një kallëzim penal të paraqitur nga subjekti politik LDK, i cili ndërlidhet me çështjen e ushtrimit të dy funksioneve në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të informuar drejtë opinionin publik, duke respektuar parimin e transparencës, si dhe duke ruajtur integritetin e procedurave hetimore”, njoftoi Prokuroria Speciale.

Më pas, reagoi edhe ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri.

“Pse bre Faton po ngutesh Per qe je hajn e kam dite, por qe ke probleme me lexim sot e kuptova!”, ka shkruar Guri.

Lajme të ngjashme