Rren publikisht Besnik Bislimi: E përktheu edhe vetë si "lëshim të madh" në faqen e tij "koncesionin"
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë akuza të rënda ndaj medieve të Kosovës, duke i akuzuar se paguhen nga Serbia dhe se ia kanë ndryshuar një deklaratë lidhur me njohjen formale dhe fjalën "lëshim". Por kjo gjë nuk është e vërtetë.
Zv.kryeministri Bislimi në konferencën e sotme për medie bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, është përgjigjur për deklaraten e tij se Kosova ka bërë lëshim të madh pasi njohja formale nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.
Mirëpo, Bislimi ka thënë se fjala lëshim është përdorur nga “mediet kosovare që kanë financimin nga Serbia”.
“Pamundësia e faktorit ndërkombëtar të detyrojë Serbinë të jetë konstruktive në dialog, ka sjellë propozimin franko-gjerman, i cili i ofron Kosovës njohje de facto, por njohja de jure mbetet për më vonë. Ky nuk është lëshim. Fjala lëshim është (keq)përdorur qëllimisht nga mediat kosovare që kanë financim nga Serbia për t’i dhënë konotacion negativ”. - u shpreh ai.
Megjthatë, Bislimi del që ka gënjyer pasi që në intervistën e tij të publikuar dhe të përkthyer nga ai, shkruhet qartë dhe përdoret fjala “lëshim”.
“Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës.” – thuhet në intervistën të cilën mund ta gjeni në Facebook-un e tij.
Gjithashtu duhet të kujtojmë se deklarat e tij së Kosova ka bërë lëshime është raportuar në të githa mediet kosovare.
Përndryshe nuk është hera e parë që Bislimi por edhe zyrtartë të tjerë qeveritarë, bëjnë akuza të rënda ndaj medieve kosovare.