Rrëmuja tri pozitëshe: Haxhiu e nënshkroi, fotografoi dhe publikoi betimin si deputete e Kosovës, a është edhe U.D. Presidente? - NACIONALE

Rrëmuja tri pozitëshe: Haxhiu e nënshkroi, fotografoi dhe publikoi betimin si deputete e Kosovës, a është edhe U.D. Presidente?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu ka ndarë fotografi në rrjete sociale duke e nënshkruar e fotografuar betimin si deputetes në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës konstituive të mbajtur këtë të enjte. Në të njejtën kohë, ajo mban edhe postin e U.D. Presidentes. Por për këtë çështje, kanë filluar mendimet e njohësve të Kushtetutës.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se pas betimit të Albulena Haxhiut si deputete, Kosova ka mbetur pa president.

“Republika e Kosovës aktualisht është pa President të Republikës”, deklaroi Hasani për Express, duke argumentuar se Albulena Haxhiu nuk është më ushtruese e detyrës.

Sipas tij, Kuvendi duhet të zgjedhë fillimisht presidentin dhe vetëm më pas të procedojë me formimin e Qeverisë.

Hasani u mbështet në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, duke përmendur se vendi duhet të respektojë rendin kushtetues.

Ai kritikoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke pretenduar se Kushtetuta po interpretohet në mënyrë abuzive.

Çka thotë rregullorja e Kuvendit?

Neni 14 i Rregullorës së Kuvendit flet për mandatin e Kryetarit të Kuvendit, rrjedhimisht Ushtruesit të Detyrës së Presidentit.

Aty parashihet se mandati i Kryetarit vlenë deri në seancën konstituive. “Në rastin kur Kuvendi e pezullon punën për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore dhe në rastin kur shpërndahet, Kryetari dhe nënkryetarët vazhdojnë punën deri në seancën konstituive, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë administrative të punës së Kuvendit.” – thuhet aty.

Ndërkohë në Kushtetutën e Kosovës, neni 66 rregullon zgjedhjen dhe mandatin. Aty thuhet se Kuvendi i Kosovës zgjidhet duke filluar nga dita e seancës konstituive.

“Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.”

Kushtetuta specifikon edhe më tutje se kur fillon dhe kur mbaron mandati i deputetit. Në nenin 70 thuhet se, “Mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës fillon ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjes”

Deri këtë është e qartë, Albulena Haxhiu ështe deputete e Kuvendit, Avni Dehari kryesues i seancës konstituive. Por, kush është U.D. President?

Kushtetuta?

Le ta shohim se çfarë thotë Kushtetua për mbarimin e mandatit të deputetit.

“Mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: (1) nuk bën betimin; (2) jep dorëheqjen; (3) emërohet anëtar i Qeverisë së Kosovës; (4) përfundon mandati i Kuvendit; (5) mungon gjashtë (6) muaj rresht në seancat e Kuvendit. Në raste të veçanta, Kuvendi i Kosovës mund të vendosë ndryshe; (6) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim; (7) ajo/ai vdes.” – thuhet në paragrafin 3 të nenint 70.

Ndërkohë që këtë të premte është afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, kreu i VV-së, Albin Kurti ka paralajmëruar se nëse nuk ka marrëveshje me subjektet politike nuk do të thërrasin seancë të Kuvendit, anipse Vetëvendosje me partner veç se i kanë 61 vota e më shumë, për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.

Lajme të ngjashme