Rrëmbim, vrasje në tenativë, dhunë në familje: Çka ndodhi në Kosovë në 24 orët e fundit? - NACIONALE

Rrëmbim, vrasje në tenativë, dhunë në familje: Çka ndodhi në Kosovë në 24 orët e fundit?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dërguar tashmë raportin 24-orësh, në të cilin evidentohen të gjitha incidentet, aksidentet e veprat penale që kanë ndodhur gjatë ditës. Edhe në këtë raport, policia ka raportuar për shumë incidente kriminale, përfshirë rrëmbim, vrasje në tentativë, dhunë në familje e kanosje. Çka ndodhi në 24-orët e fundit?

Në raport të Policisë së Kosovës identifikohen gjashtë raste të dhunës në familje. Tri raste kanë ndodhur në rajonin e Prishtinë, pikërisht në qytetet e Prishtinës e Lipjanit.

“DHUNË NË FAMILJE

Lipjan 14.06.2024, 13:06. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, motrën e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë 03.06.2024-14:30. Më datë 14.06.2024, viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka ofenduar e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin deri më tani nuk është arritur të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë: Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – thuhet në raport.

Raste të dhunës në familje janë raportuar edhe në Han të Elezit, Klinë e Rahovec.

Në Prishtinë ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër penale. Një person është arrestuar për rrëmbim e armëmbajtje pa leje.

“RRËMBIM, ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 14.06.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rrëmbyer viktimën mashkull kosovar. I dyshuari, nga prindi i viktimës, kishte kërkuar një shumë të parave për lirimin e tij. Lidhur me rastin është konfiskuar një armë zjarri e kalibrit 9 mm me 13 fishekë, dy telefona, një thikë, një DVR dhe një veturë me targa vendore. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa një kanosje ka ndodhur në një fshat të Malishevës, shkruan Nacionale.

“KANOSJE, ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Lubizhdë, Malishevë 14.06.2024-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në veprat e lart-cekura. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje” – shkruhet në raportin e Policisë.

Në rajonin e Prizrenit është raportuar edhe për një vrasje në tentativë, shkruan Nacionale.

“VRASJE NË TENTATIVË

Prizren 14.06.2024 – 00:10. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh.

Lajme të ngjashme