Rrahmani përplaset keq me ministren Nagavci për kurrikulën për edukatën seksuale në shkolla - NACIONALE

Rrahmani përplaset keq me ministren Nagavci për kurrikulën për edukatën seksuale në shkolla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për ndarjes buxhetore për disa kategori, teksa ka kërkuar nga ministrja që të tregojë për mjetet që janë shpenzuar për LGBT e për kurrikulën për edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues.

Rrahmani ka treguar se çka përfshihet në kurrikullën për edukatën seksuale.

“Do të duhej të tregohej sa mjete janë shpenzu për kalimin e ligjit që lejon martesat burri me burrë; sa mjete i janë jep mbrojtjes së komunitetit LGBT, sa mjete ka jep Ministria i Shëndetësisë; sa mjete janë jep për surrogaci që fëmija mos me pasë të drejtë të di kënd e ka babë e nanë. Ish dashtë ministrja Nagavci me tregu se çfarë ka ka bërë me kurrikulen për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Në atë kurrikulë mësohen se si mësimdhënësit u tregojnë fëmijëve prej klasës së parë deri në 12-të se si i kryejnë marrëdhëniet e tyre seksuale në shtëpitë e tyre. Çka ju pengon familja? Për mu pak rëndësi ka ku shkon ky buxhet, ka rëndësia mbrojtja e fëmijëve” – ka thënë ai në seancën e Kuvendit ku po debatohet për projekbuxhetin për vitin 2025.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministres Nagavci e cila tha se deputeti Rrahman po e përdor folotren për interesa personale.

Më tej, ajo ka pyetur Rrahman se pse nuk u deklaruar edhe për udhëzimin administrative për lejimin e vajzave me mbulesë në institucionet arsimore.

“Është për keqardhje të përdoret kjo foltore siç keni bërë gjithmonë për interesa personale apo të një grupi. Kurrikulat tona kanë të bëjnë me edukimin dhe mirëedukimin e vajzave dhe djemve. Pse nuk folët sot për Udhëzimin Administrativ, sepse sot nuk kemi asnjë vajzë që nuk e vijon mësimin. Sa do që jeni munduar të manipuloni me vajza e me familje, nuk e kemi asnjë vajzë që nuk e vijon mësimin. Kurrikulat janë dokumente publike” – ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme