Rrahje në Viti, arrestohen katër persona
Janë arrestuar katër burra në Viti, pasi të njëjti janë përfshirë në një rrahje.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00 saktësisht në fshatin Drobesh.
Tutje, thuhet se gjatë përleshjes kanë përdorur edhe mjete të forta, ndërkohë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
