Rozeta Hajdari pa mikrofon: Mediat shkruajnë, mediat shpifin - NACIONALE

Rozeta Hajdari pa mikrofon: Mediat shkruajnë, mediat shpifin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka eskaluar në ofendime ndaj mediave në mbledhjen e Komisionit në Kuvend.

Pas deputeti Pal Lekaj ia lexoi një shkrim të mediave lidhur me shefin e kabinetit të Hajdarit, ajo duke u larguar nga mbledhja thotë se “mediat shpifin”. Pra, flet për të gjitha mediat.

“Më mirë të shtyhet sepse është më mirë t’i lexoni paraprakisht raportet, më vjen keq që nuk është përcjellur në kohë. Sa i përket shefit të stafit të kabinetit, asnjëherë nuk ka mashtruar, dhe është njerëzit reflektojnë me psikologjinë e pasqyrës, sepse çka mendon për vete ia adreson dikujt. Mediat shpifin dhe shkruajnë, dhe ti po nisesh nga mediat”, tha ajo, raporton Nacionale.

“Më vjen keq ministre që je e pasaktë, dhe je mashtruese. Duhet me të ardh keq edhe turp se ti nuk e meriton jo ministre, po nivelin më të ulët. Nuk e meriton dialogun tim”, ia ktheu Lekaj.

“Në 2020 kish pas mashtru dhe është paraqit si inspektor i tregut ju e keni bërë shef të kabinetit mos po iu mashtron edhe juve”, deklaroi më përpara Pal Lekaj.

Përplasja në Kuvend

Mbledhja e Komisionit për Industri e Ndërmarrësi është përcjellur me përplasje të ashpra.

Përderisa po diskutohej Projektligji për Inspektoratin e Mbikëqyrjes së Tregut, shefi i kabinetit të Rozeta Hajdarit u pa teksa përqeshte deputetët e opozitës.

Si rezultat, ata kërkuan përjashtimin e tij gjë e cila edhe ndodhi.

“Ti ski hiç drejt me fole. S’ki drejt me pas kësi sjellje. Nuk pata kurrgjë me të. Nuk je ti këtu me na tregu sjelljet”, iu drejtua Valentina Bunjaku-Rexhepi këshilltarit Dakaj.

“Kur fol pa mikrofon, foli edhe unë”, ia ktheu Dakaj.

“Nuk lejohet me ofendu deputetin. Çu largohu prej sallës, çu, çu”, reagoi deputeti Pal Lekaj.

“Liroje sallën. Del jashtë. Mos hajde me këtë ngarkesë”, tha Ferat Shala.

Në këtë përplasje ndërhy edhe ministrja Hajdari, duke akuzuar disa deputetë për bullizim.

“A është e lejuar nga ana juaj që unë të bullizohem, që filluan me sharje. Ka qenë bullizim ndaj deputetit Pal Lekaj dhe Valentina. Zbatoje legjislacionin. Për hir të publikut, unë nuk e përdori gjuhën e njëjtë. Zyrtari që ju e larguat pa të drejtë është shefi i stafit të kabinetit të Ministrisë, Kushtrim Dakaj. U indinjua me fjalët e përdorura ndaj ministres Hajdari, dhe u indinjua që nuk u përdor mikrofoni, prandaj ishte reagim i tillë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme