‘Rezultate të mira nga takimi i 18 marsit’, Rohde: Mosnjohësit do ta njohin Kosovën - NACIONALE

‘Rezultate të mira nga takimi i 18 marsit’, Rohde: Mosnjohësit do ta njohin Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Asociacioni nuk ka mundësi të jetë i përafërt me një Republikë Sërpaska të dytë.

Rohde në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka thënë se me themelimin e Asociacionit, shpresojë që serbet e Kosovës të integrohen, dhe sipas tij kjo ka perspektivë.

Ne e kemi bërë të qartë për të gjithë dhe për miqtë tanë këtu, në Kosovë, vijën e kuqe. Natyrisht, nuk ka asnjë mundësi të përafërt që të ketë një Republikë Sërpska të dytë. Cilado zgjidhje duhet të jetë në vijë me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet të jetë baza e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 që janë ratifikuar nga Kosova. Një gjë tjetër që e shohim është se tashmë kemi struktura paralele dhe situata nuk është bërë më mirë, por më keq. Serbët e Kosovës i kanë lënë institucionet [e Kosovës], kështu që kemi një situatë të keqe. Duke e themeluar Asociacionin ne shpresojmë se do t’i integrojmë serbët e Kosovës brenda shtetit. Ky është një zhvillim i mirë, unë e shoh nga kjo perspektivë.” – ka thënë Rohde.

Ai tutje ka thënë se ka shpresë që takimi i 18 marsit të sjellë marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmes kësaj sipas Rohde mund të zhbllokohet edhe mosnjohjet për shtetin e Kosovës.

Ne nuk mund të flasim për ato, por mendoj se nëse ka një dinamikë që dy shtetet pajtohen për këtë, unë nuk besoj se palët e treta do ta ndotnin këtë. Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin (Kosovën) brenda Bashkimit Evropian. Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta. Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv më 18 mars do të zhbllokojë edhe mosnjohjet. Nuk ka garanci, por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje kur vetë dy shtetet [Serbia dhe Kosova] kanë njohje de facto mes vete.” – ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë.

Lajme të ngjashme