Rohde pas shtyrjes së vendimit: Kemi nevojë për më shumë burrështetësi, për më pak rrezikim - NACIONALE

Rohde pas shtyrjes së vendimit: Kemi nevojë për më shumë burrështetësi, për më pak rrezikim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë në këto situata si çështja e targave, kemi nevojë për më shumë burrështetësi, për më pak rrezikim

Reagimi i Rohde vjen pas shtyrjes së vendimit për gjobitjen e shoferëve me targa ilegale serbe.

Rohde ka mirëpritur vendimin për shtyrjen, vendim ky që sipas tij, lejon emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që të gjej një zgjidhje për targat në Bruksel.

“Mirë që ka më shumë kohë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, për të punuar me palët për një zgjidhje. Përsëris: është absurd që të rrezikohet për eskalim për targa të veturave. Kemi nevojë për më shumë burrështetësi, për më pak rrezikim.”, ka shkruar ai në Tëitter.

Ndryshe, kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti pas kërkesë së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier ka shtyrë vendimin për masën e gjobitjes për shoferët që posdojnë targa ilegale edhe për 48 orë.

Lajme të ngjashme