Rizvanolli nga posta në Mitrovicë V.: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë, u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër - NACIONALE

Rizvanolli nga posta në Mitrovicë V.: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë, u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkruar për hapjen e pikës së Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore.

Ajo është shprehur e kënaqur që ishte konsumtorja e parë e kësaj pike, ku ka bërë të ditur se ka dërguar një kartolinë familjarëve të saj në Londër.

Më tej, ajo ka thënë se do të sigurohen që secili qytetarë të ketë qasje në shërbime postare e telefonike.

Shkrimi i saj:

Pika e Posta e Kosovës, Mitrovicë Veriore.

Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër.

Së bashku me Ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA - Telekomi i Kosovës.

Lajme të ngjashme