Rizvanolli: Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës - NACIONALE

Rizvanolli: Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka konfirmuar se pas ndërhyrjes së suksesshme, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.

"24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”. Me këtë rast, Ibër Lepenci ka rifilluar furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës. Furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar, ndërsa gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin." - tha ajo.

Lajme të ngjashme