Rilind Gërvalla insistonte në një emër: ‘Është i përfshirë në gjithë këtë katrahurë këtu’ - NACIONALE

Rilind Gërvalla insistonte në një emër: ‘Është i përfshirë në gjithë këtë katrahurë këtu’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së, të 23 korrikut 2024, Rilind Gërvalla kishte deklaruar se ‘mund ta tregonte saktë personin e përfshirë në këtë rast’.

Me këtë, ai aludonte për ndonjë zyrtar të institucioneve të sigurisë, duke qenë që në këtë mbledhje, ai do të deklaronte se ‘lajmi i ka ardhë nga institucionet e sigurisë’.

Por në një moment, ai përmend ‘një person që është i përfshirë në gjithë këtë katrahurë’ dhe se personi në fjalë, ‘është shumë i përfshirë në të gjitha debatet e RTK-së’.

Më poshtë, një pjesë nga diskutimi në mes të Gërvallës dhe anëtares së Bordit, znj.Fatime Lumi Qehaja.

Fillimisht, kryetari tashmë i dorëhequr i Bordit, Besnik Boletini, pyet Gërvallën:

(Besnik Boletini): A mund ta kem lajmin e përkthyer nga ai medium?

Rilind Gërvalla:

Kjo mbledhje është duke u incizuar dhe unë mund ta them saktë personin i cili është i përfshirë.

Fatime Lumi Qehaja:

Para se të thoni diçka e cila mund të bie ndesh me ligj dhe kushtetutën më lejoni të theksoj të lutem se në rast se ka informata dhe emra që cenojnë sigurinë shtetërore dhe unë apo Bordi nuk jemi të thirrur ti dijmë, dhe nuk jemi të kontaktuar nga personat përgjegjës për ti marrë këto informata apo emra, atëherë nuk dua ti dijë. Mendoj duke pasur parasysh ndjeshmërinë ju duhet ti trajtoni ato me profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë sipas rregullave dhe ligjeve për siguri shtetërore.

Rilind Gërvalla:

Emrat janë shumë me rëndësi për shkak se ai person i cili është i përfshirë në të gjithë këtë katrahurë këtu, është person i cili është shumë i përfshirë në të gjitha debatet e RTK-së, ka qenë figurë analitike mbi çështjen e sigurisë dhe prej ardhjes time në pozitë, ai person nuk është më aty.

(Këto citate janë nxjerrë nga proces-verbali i mbledhjes së jashtëzakonshme të RTK-së, mbajtur më 23 korrik 2024, të cilin, Nacionale e posedon të plotë)

Lajme të ngjashme