Rikthimi i Trump. Çka do të ndodhë tash?
Komenti që më bëri më së shumti në Tëitter, ke: ndoshta Joe Biden do t’i fitonte zgjedhjet.
Ky koment është bërë nga Tamir Marushiqi, që është redaktor i editoraleve në Uashington.
Po duket se po përfundon shpresa e demokratëve për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Pak njerëz e dinë se çka e pret botën me rikthimin e Donald J Trump, që këtë herë për dallim prej vitit 2016 me Hillary Klintonin, po duket se e ka korrë një fitore shumë më të thellë, një fitore ‘landslide’, një fitore kur një kandidat i fiton më shumë se 300 vota elektorale.
Trump e ka kthy Gjorgjian, e ka kthy edhe atë që njihet si ‘blue ëall’ – Michigan, Pensilvania dhe Uiskonsin.
Kurrkush nuk e ka pritë që Trump do ta ketë një fitore kaq të thellë.
Se cila ka me qenë politika e jashtme apo jo e brendshme e Trump, kurrkush nuk e di, vetëm mundemi të hamendësojmë.
Jam absolutisht i bindur që në kryeqendrat evropiane, Parisi, Berlini, Roma, janë kah e kruajnë kokën e vetë, që ta kuptojnë se cilat do të jenë raportet e Trumpit me shtetet e tyre, se cili do të jetë fati i NATO-së, cili do të jetë qëndrimi i SHBA-së për Tajvanin, për Lindjen e Mesme, për luftën në Ukrainë.
Sot, bota ka hy në një plan të ri ku nuk ka qenë asnjëherë.
Ky nuk është Trump i vitit 2016. Atëherë ai ka qenë një hibird në mes të Partisë Republikane dhe MAGA.
Këtë herë, zgjedhjet i ka fitu MAGA dhe Elon Musk, këtë herë është numër shumë i vogël i Partisë Republikane që e ka ndihmu Trumpin në këtë fitore historike.