Rikthehet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush”, shpejtësia e kufizuar - NACIONALE

Rikthehet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush”, shpejtësia e kufizuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trafiku Urban i Prishtinës ka bërë të ditur se është rikthyer për qarkullim të autobuseve rruga “Xhorxh Bush” që ishte mbyllur për shkak të festave të fundvitit.

Sipas njofitmi të tyre, autobusët do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës "Xhorxh Bush". Autobusët 🚌përgjatë sheshit "Xhorxh Bush" do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe Komuna e Prishtinës ka thënë se edhe kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim të veturave dhe do të bëhet shesh, por nuk dihet se kur.

Lajme të ngjashme