Rezultatet e fundit të votave me postë, Muharremi: Rritja e LDK-së po frenon rritjen e VV-së, qe qysh
Në përditësimin e fundit të KQZ-së për votat me postë nga diaspora, sipas përllogaritjeve të komentatorit Shenoll Muharremi, performanca e mirë e LDK-së po e frenon rritjen e Vetëvendosjes dhe po kërcënon të merr një deputet nga PDK-ja.
“Ndikimi i përditësimit të KQZ-së në Mandate
Nga përditësimi i fundit i KQZ-së në 1730h, nuk duket se ka ndyshime në mandatet e partive. LVV ka aktualisht 48 mandate. PDK ka 23-24 mandate. LDK ka 20-21. dhe AAK-Nisma 8 mandate. PDK dhe LDK po luftojnë për një mandat ashpër.
Suksesi i LDK në diasporë po frenon rritjen e LVV-së dhe po kërcënon të marr një mandat nga PDK. Në këtë model janë të integruara votat e Kosovës, të gjitha votat e publikuara të diasporës dhe votat me kusht janë të shpërndaraa proporcionalisht me rezultatet e Kosovës”, shkroi ai.
