Rexhaj i VV-së: Lista Serbe është organizatë terroriste - NACIONALE

Rexhaj i VV-së: Lista Serbe është organizatë terroriste

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka quajtur Listën Serbe si organizatë terrorriste e kriminele.

Ai tha në T7 se Qeveria Kurti ia ka mbyllur bandave rrugët e kontrabandës.

“Lista Serbe është organizatë terroriste dhe kriminale për shkak të veprimeve të tyre të vazhdueshme”, ka thënë Rexhaj.

Rexhaj u pyet se përse Qeveria Kurti e nuk e shpall Lista Serbe organizatë terroriste.

“Janë disa kompetenca të Qeverisë, për shembull ne nuk e kontrollojmë Policinë, ne e shohim strategjinë si e shohim sigurinë kombëtare”, ka thënë ai.

Rexhaj foli edhe për ish-policia serb, Dejan Pantiq, që sipas tij mund edhe të ikë për në Beograd.

Lajme të ngjashme