Mblidhen në Kleçkë disa prej figurave kryesore të UÇK-së
Ish-figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë sonte në Kleçkë në një ndejë solidarizuese më ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në këtë tubim janë bërë disa prej figurave kryesore të UÇK-së si Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Zafir Berisha e të tjerë ushtarak të Ushtrisë Çlitimtare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shkruar se Kleçka është një ndër vendet kryesore të lirisë.
“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK”, ka shkruar Lushtaku.
