Revoltohet gazetari që e quajti Kurtin engjëll, kritikon ashpër Francën - NACIONALE

Revoltohet gazetari që e quajti Kurtin engjëll, kritikon ashpër Francën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i afërt me Lëvizjen Vetvendosje, Gëzim Mekuli, duket shumë i revoltuar me shtetin e Francës për të cilin u raportua sot se ka vënë kritere shtesë për çështjen e lberalizimit të vizave për Kosovën.

Mekuli mendon se demokracia sot vdiq në Paris, teksa e quan Francën “shumëftyrëshe”

“Shumëftyrëshmëria magbethiane e Francës tregon dhe po dëshmon se ceshtja shqiptare është e pazgjidhur; është e pazgjidhur si politikë, e jo si histori e si arkeologji. Është kombi i vetëm europian, që edhe sot mbetet i ndarë në 5 shtete, i grimcuar, i kolonizuar, i vjedhur e i poshtëruar, herë nga të huajt, e herë-herë nga tanët”, shkruan Mekuli.

Statusi i plotë:

Lindi në Paris, u zhvillua e u rrit në Paris, u aksidentua dhe vdiq në Paris. Cfarë rastësie?

Shumëftyrëshmëria magbethiane e Francës tregon dhe po dëshmon se ceshtja shqiptare është e pazgjidhur; është e pazgjidhur si politikë, e jo si histori e si arkeologji. Është kombi i vetëm europian, që edhe sot mbetet i ndarë në 5 shtete, i grimcuar, i kolonizuar, i vjedhur e i poshtëruar, herë nga të huajt, e herë-herë nga tanët.

Të nderuar shqiptarë në Prishtinë, në Shkup, në Luginë, Ulqin e në Tiranë,

Ju duhet të zgjohen nga dopingimi i "demokracisë" europiane e nga mediat-droguese shqipe. Sa më herët të kthjelleni, aq më mirë do ti keni punët.

Pse e them këtë e pse mendoj kështu?

Poshtërimi dhe tallja me Vizat turistike, është treguesi më kokëfortë se vetëm Bashkimi i kombit shqiptar në një shtet demokratik, me të drejta për pakicat brenda këij shteti, do të jetë grushti që do i ipej byrokracisë së qelbur e prosllave europiane.

Ja, vetëm Vizat në Kosovë, dhe lakmia 25 vjecare për luksin nga gazi-nafta e Putinit në Europë, na i hapi sytë se sa i tmershëm, sa e dëmshme, sa vrasëse është monopolizimi i demokracisë, sa robnuese ështe grabitja e fjalës së lirë, sa gjakderdhese eshte monopolizimi i medias dhe kontrrollimi i lajmit, sa varfëruese është grumbullimi i ekonomisë në duar të ca oligarkëve.

Të dashur lexues,

Demokracia sot u pushkatua në vendin e lindjes së sajë; Vdiq në Paris!

Parisi, kjo mekë e qytëtërimit ka dekada që është shndëruar në dekadencë dhe në ikonë të jovlerave. Parisi i Hygosë e i Volterit po i vjedhë oksigjenin publik shqiptarëve europian; Vrasje kolektive psikologjike është kjo. Përqeshje poshtëruese është kjo. O përjashtim është kjo!

Krejt për n'fund: Nuk i lëshohet tokë cetnikëve t'Beogradit as për Viza turistike 90 ditore, e as për hatër t'Parisit e as për hatër t'Beogradit e as për hatër të Putinit.

Parisi, kjo thembër e Akilit e demokracisë bashkëkohore europiane dhe taksirati i kombit shqiptar.

Lajme të ngjashme