Revoltohet Duda Balje për vizat: Hajde voto këtë e atë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas raportimit se Franca ka vën kërkesë të re për liberalizimin e vizave për kosovarët.
Balje, në një shkrim në Facebook, ka reaguar me nervozizëm, duke paraqitur një situatë paradoksale, kur Kosovës po i kërkohet të plotësoj e votoj sa një kusht e sa tjetrin.
Statusi i Baljes:
“Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”