Reshjet e borës, Policia apelon qytetarët: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica - NACIONALE

Reshjet e borës, Policia apelon qytetarët: Kujdes gjatë ngasjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rënia e temperaturave dhe reshjet e bores kanë vështirësuar komunikacionin.

Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, është thënë në apelin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme