Reportazhi i Nacionales “Një shqelm kundër racizmit”, vlerësohet me çmim në festivalin prestigjioz të filmit sportiv në Milano - NACIONALE

Reportazhi i Nacionales “Një shqelm kundër racizmit”, vlerësohet me çmim në festivalin prestigjioz të filmit sportiv në Milano

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Reportazhi i Nacionales “Një shqelm kundër racizmit”, ka arritur të marrë një prej çmimeve më të rëndësishme në festivalin sportive në Milano (FICTS).

Reportazhi i cili fliste për sulmin fizik ndaj futbollistit Belgin Jashari, është transmetuar në këtë festival, që është prej më të njohurve në filmin sportive dhe organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Reportazhi i realizuar nga gazetari i Nacionales, Besian Beha, ka arritur të marrë çmimin “Mention D’Honneur” në kategorinë filmit të shkurtër sportiv për futboll.

Në këtë festival janë transmetuar mbi 100 filma sportiv, me dhjetëra shtete nga pesë kontinente. Në mesin e tyre, Kosova arriti të jetë në listën e shteteve fituese.

Reportazhi kishte shkaktuar numër të madh reagimesh në Kosovë, lidhur me sulmin ndaj që ndodhi në fushë nga një prind, ndaj futbollistit 15-vjeçar të Fushë Kosovës, nga radhët e komunitetit ashkali.

Reportazhi ishte xhiruar nga kameramani i Nacionales, Drilon Namani, dhe me montazhën e Drinart Muhadrit.

Lajme të ngjashme