Remi për hapjen e urës në Ibër: Koha që të hiqen pengesat e të çmontohen mbetjet e propagandës serbe - NACIONALE

Remi për hapjen e urës në Ibër: Koha që të hiqen pengesat e të çmontohen mbetjet e propagandës serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Rrustem Mustafa, ka thënë se ka ardhë koha që të largohen pengesat në Urën e Ibrit në Mitrovicë.

Ai ka thënë se është e domosdoshme që të hiqen pengesat nga ura bashkë me “çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb”

Ka ardhur koha që ura të përmbushë qëllimin e saj të vërtetë: të simbolizojë dhe lehtësojë unitetin fizik dhe social."” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Ura që bashkon dy brigjet e Ibrit-Mitovicën.

Në çdo cep të globit, ura simbolizon unitet dhe jo ndarje. Narrativa serbe se ura e Ibrit paraqet një kërcënim për sigurinë e popullsisë lokale serbe në veriun e Kosovës është bërë e pavlefshme. Sot, serbët në veri të vendit, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera, janë dhe ndihen të sigurt.

Është e qartë se kufizimet e mëparshme mbi lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në këtë rajon ishin orkestruar nga shërbimet serbe. Fatkeqësisht, kjo propagandë, qoftë qëllimisht apo pa dashje, gjeti njëfarë besueshmërie brenda komunitetit ndërkombëtar.

Ndërsa të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht prejardhjes etnike, tani gëzojnë liri dhe siguri të plotë në veri, është e domosdoshme që të heqim të gjitha pengesat fizike nga ura e Ibrit, së bashku me çmontimin e mbetjeve të propagandës së shërbimit serb. Bëjmë thirrje për vigjilencë, liri dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjithë territorin tonë.

Ka ardhur koha që ura të përmbushë qëllimin e saj të vërtetë: të simbolizojë dhe lehtësojë unitetin fizik dhe social."

Lajme të ngjashme