REL: Vendimi për vizat, të mërkurën në rend dite
Liberalizimi i vizave për Kosovën siç raporton Radio Evropa e Lirë, pritet të jetë në rend të ditës në takimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, të mërkruën.
Në këtë takim të ambasadorëve, vendimi për vizat pritet të miratohet pa disktutim pasi vendet e BE-së janë pajtuar më parë për tekstin e vendimit.
Ky tekst është përpiluar nga Çekia dhe sipas verisonit të fundit që REL e ka parë, thuhet se liberalizimi i vizave do të bëhet kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit ETIAS me datë 1 nëntor 2023.
Por nëse ky sistem vonohet atëherë vizat për Kosovën do të hyjnë në fuqi jo më vonë se më 1 janar 2024.
“Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje apo aranzhime” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat nuk i ka.”, thuhet në raportimin e REL.
Tutje, në tekstin për liberalizimin e vizave është shkruar edhe një deklaratë e cila kërkon nga vendet e BE-së që të bëjnë çmos që të funksionalizohet sistemi ETIAS më datën 1 nëntor 2023.
Kujtojmë se para një javë si shka i situatës në veri të vendit për punën e targave, ishte hequr nga rendi i ditës nga takimi i ambasadorëve çështja e liberalizimit të vizave.
Çka është liberalizimi i vizave?
Liberalizimi i vizave paraqet një marrëveshje të nënshkruar në mes një shteti dhe Bashkimit Evropian, që mundëson udhëtim pa vizë dhe qëndrimin për 90 ditë për qytetarët e saj. Për t'u qartësuar është akoma fakti, se kjo marrëveshje nuk përfshin assesi leje pune të çfarëdoshme apo mundësi për të jetuar në një nga shtetet, pjesë të zonës Shengenit.
Zona Shengen përfshin një numër të madh shtetesh. Në rast se Kosova do të nënshkruante këtë marrëveshje, atëherë qytetarët e saj do të mund të udhëtonin lirshëm, në shtetet e Bashkimit Evropian, sikurse Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Italia, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, etj. Po ashtu, shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtonin, në disa vende që janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, ndonëse nuk janë anëtare të BE-së, siç janë Islanda, Norvegjia, Zvicra e Lihteshtajni, etj.
Një liberalizim potencial nuk është vendim i vlefshëm pafundësisht. Gjendja në këtë marrëveshje çdoherë mbetet për t'u rivlerësuar. Së pari, qytetarët si individë mund të marrin gjoba, në rast të shkeljes së kushteve të përcaktuara. Së dyti, në situata kur dëshmohet shkelja e abuzimi me kushtet e udhëtimit pa vizë dhe kjo ndodh në numër të rëndësishëm, atëherë Bashkimi Evropian mund të rishikojë ose suspendojë marrëveshjen për liberalizimin e vizave me shtetin përkatës. Rrjedhimisht liria e lëvizjes për në këto vende, mund të mbarojë.

