REL: Një autokolonë ushtarake serbe po largohet nga jugu në veri - NACIONALE

REL: Një autokolonë ushtarake serbe po largohet nga jugu në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se këtë të shtune kanë vërejtur lëvizjen e një autokolone ushtarake prej Vranjës në drejtim të Nishit afër qytetarit të Predanjës. Kjo, sipas REL-it, pas shqetësimeve të Uashingtonit për grumbullim masiv ushtarak të forcave serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Qyteti i Predejanit ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.

Kolona me automjete të ushtrisë serbe, siç thekson reporteri i Radios Evropa e Lirë, rreth mesditës po lëvizte nga jugu në veri të vendit.

Lajme të ngjashme