REL-i në serbisht: Ngjarjet në Kosovë ‘bashkuan’ djathtistët ekstremë serbë dhe evropianë
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe ka bërë së fundmi një raportim mjaft shqetësues në lidhje me mbështetjen e përbashkët që i dhanë Serbisë ekstremistë të ndryshëm të djathtë në Serbi dhe Evropë për Serbinë pas tensioneve në veri të vendit tonë.
Artikulli në fjalë titullohet “Ngjarjet në Kosovë ‘bashkuan’ të djathtët serbë dhe evropianë”.
Evropa e Lirë shkruan se ka zbuluar kontakte mes të djathtëve serbë dhe evropianë, e të cilat lidhen me tensionet e fundit në veri të Kosovës.
“Nick Griffin, një ish-deputet britanik i krahut të djathtë në Parlamentin Evrpoian – që ishte dënuar në vitin 1998 për mohimin e Holokaustit – shkroi në Twitter se “Kosova është Serbi dhe “Liri Kosovës e Metohisë tani,” – shkruan mes tjerash Sonja Goçanin në këtë artikull.
Ata përmendin edhe një ‘cicërimë’ nga Roberto Fiore, një politikan tjetër i ekstremit të djathtë që ishte dënuar si anëtar i një grupi fashist në vitet e ’80-a.
“...përgjegjësia kryesore për situatën në Kosovë është e NATO-s, e cila vepro nsi ushtri okupuese,”
REL-i në serbisht pretendon se këto postime kanë ardhur pas një konference të mbajtur më 8 korrik në Beograd e të quajtur “Të djathtët evropianë për krizën në Kosovë.”
Një tjetër parti e djathtë nga Holanda e kishte organiuar një forum me temën “qëllimet reale të NATO-s” në Kosovë. Kjo ishte mbajtur në muajin qershor.
Edhe një tjetër politikan, me emrin Claus Cremer që ishte prezantuar si shef i marrëdhënieve ndërkombëtare në partinë gjermane “Die Heimet” kishte folur për këtë çështje: “Serbia është e Kosovës. Kosova është e Serbisë,” – raportohet të ketë thënë ai.
Cremer ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për deklarata anti-semite.
Rritja e nacionalizmit serb edhe në Kosovë
Financial Times kishte raportuar për rritje të nacionalizmit ekstrem edhe në veri të Kosovës.
“Nacionalistët serbë po rikthehen në veri të Kosovës pas rritjes së pakënaqësisë me liderët në Prishtinë dhe Beograd – potencialisht duke minuar bisedimet diplomatike dhe duke rritur rreziqet e sigurisë në Ballkanin perëndimor,” – shkruhej në këtë artikull.
Financial Times shkruante tutje se serbët e Kosovës po e shohin si të paaftë Vuçiqin për t’i mbrojtur interesat e tyre... dhe e thotë një gjë të tillë me nënkuptimin se nuk është domosdo gjë e mirë për Kosovën.
“...serbët në Kosovë gjithnjë e më shumë po e shohin Vuçiqin – dhe partinë politike të mbështetur nga Beogradi, Listën Serbe – si të paaftë për t’i mbrojtur interesat e tyre.”
Financial Times shkruante se kanë dalë më shumë sfidues politikë të Listës Serbe, “veçanërisht nga ana nacionaliste.”


