REL: Bislimi dhe Petkoviq takohen javën e ardhshme në Bruksel - NACIONALE

REL: Bislimi dhe Petkoviq takohen javën e ardhshme në Bruksel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Radio Evropa e Lirë ka bërë me dije se takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet javën e ardhme.

Duke i thirrur në birimet e saj, media në fjalë ka përmendur si datë të mundshme 16 nëntorin.

Deri me tani as kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe as ai i Serbisë, Petar Petkoviq, nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Për këtë çështje, REL ka kontaktuar edhe zyrën e ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Zyra e këtij të fundit, në një përgjigje me shkrim, ka mohuar pretendimet e Petkoviqit se pala kosovare sot ka refuzuar të marrë pjesë në një takim të tillë.

Pala e Kosovës ka paraqitur një kërkesë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për shtyrjen e takimit, të cilin lehtësuesi i BE-së e ka pranuar. I takon lehtësuesit të BE-së të përcaktojë se cilat kërkesa dhe arsye të ofruara nga palët në lidhje me organizimin e takimeve janë të vlefshme dhe të rëndësishme”, është thënë në përgjigjen e zyrës së Lajçakut për REL.

Lajme të ngjashme