“Refuzojmë fashizmin”: Vandalizohet ambasada amerikane në Britani pas fitores së Trumpit
Disa aktivistë klimatikë të grupit “Just Stop Oil” hodhën sprej ngjyrë portokalli në rrethojën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër si shenjë proteste kundër “fashizmit” pas fitores së republikanit Donlad Trump në zgjedhjet presidenciale në ShBA.
Ky grup publikoi një video në rrjetin X, ku dy burra shihen duke hedhur ngjyrë në një pjesë të ndërtesës së ambasadës në jug të Londrës, bashkë me paralajmërimin se fitorja e Trumpit “e vë në rrezik jetën e njerëzve të rëndomtë, kudo”, raporton gazeta “The Guardian”.
Policia Metropolitane e Londrës arrestoi dy burra, 25 dhe 72 vjeç, nën dyshimin për dëm penal, tha kjo forcë.
“Ky aktivitet është vandalizëm me pretendim të protestës dhe ne do të vazhdojmë që të kemi qëndrim me tolerancë zero ndaj veprimeve si ky” – thuhet në një deklaratë të zyrtarit policor, Andy Valentine.
🧯 US EMBASSY PAINTED ORANGE AS WE REJECT FASCISM
— Just Stop Oil (@JustStop_Oil) November 6, 2024
This morning the world wakes to find it has slipped further into fascism as well as climate breakdown. Trump's win puts the lives of ordinary people at risk, everywhere.
Political systems that can be bought by big oil have no… pic.twitter.com/5OuFgH1B70