“Reduktoni menjëherë trupat në kufi me Kosovën”: Gjermania me një reagim pak 'më të butë nga ShBA dhe BE ndaj Serbisë
Pas grumbullimit të “paprecedentë” të pranisë së ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, ka reaguar edhe qeveria gjermane përmes një cicërime në Twitter, ku ka kërkuar “reduktimin” e trupave ushtarake serbe. Ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kërkuan “largimin” e atyre trupave, Gjermani shkroi për “reduktim”.
“Nuk duhet të ketë përshkallëzim të mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme që Serbia të reduktojë menjëherë trupat në kufi. Së bashku me partnerët tanë jemi në kontakt intensiv me të gjitha palët. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, ka shkruar Ministra e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
Zwischen #Serbien & #Kosovo darf es keine weitere Eskalation geben. Wichtig, dass Serbien unverzüglich Truppen an der Grenze reduziert. Gemeinsam mit unseren Partnern stehen wir in intensivem Kontakt mit allen Seiten. Der politische Prozess muss dringend fortgesetzt werden.
— Auswärtiges Amt (@AuswaertigesAmt) September 30, 2023