"Reçaku ishte krim i pastër lufte”: Avokati i shquar serb shpalos të vërtetën në studio televizive në 25 vjetorin e Masakrës - NACIONALE

"Reçaku ishte krim i pastër lufte”: Avokati i shquar serb shpalos të vërtetën në studio televizive në 25 vjetorin e Masakrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Se Serbia mohon krimet ndaj popullatës shqiptare të kryera nga aparati i saj ushtarak e shtetëror gjatë viteve të 90’ta, është gjë e mbarëditur. Kërkimfalja dhe distancimi i tyre ndaj krimeve të luftës prej më monstruozeve s’ka qenë kurrë atribut politik e që besa as social i tyre. Në 25 vjetorin e Masakrën së Reçakut, sërish shteti serb u turr të mohonte se është kryer ndonjë krim më 15 janar të 1999’ës, duke vazhduar narracionin e rremë për gjoja “fabrikim” të ngjarjes nga ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovës, William Walker.

Ndërkaq të rrallë janë ata serbë – së paku në sferën politike e publike – që e shohin realitetit dhe të kaluarën në sy dhe e artikulojnë atë siç ka qenë. Hiç më larg se sot, avokati i shquar serb, Sead Spahoviq, duke folur në një intervistë në “Dnevnik” e tha troç se ajo çfarë ka ngjarë në Reçak “është krim i pastër lufte”.

Ndryshe nga ç’e paraqesin autoritetet shtetërore masakrën e Reçakut – ku 45 civilë shiqptarë të pambrojtur u masakruan dhe ekzekutuan në masë – Spahoviq tha se “është provë e qartë e përpjekjes së ushtrisë dhe politike në terren, dhe ata njerëz që u vranë, janë viktima të krimeve të luftës”.

Faktet”, tha Spahoviq, “janë vendosur nga Gjykata (e Hagës)”.

Dhe, Gjykata, vendosi kështu: Që mëngjesin e 15 janarit, në ora 6 mëngjes, Ushtria e Jugosllavisë, e jo policia, bombardoi Reçakun, atë fshat. Bombardimi zgjati dy orë dhe u përdorën tanke – bombardime tankesh dhe mortaja, këta janë armë anti-ajrore. Kjo çfarë thash – askush në Serbi, në asnjë televizion, as gazezë, nuk është thënë kurrë. Dhe kjo është përcaktuar nga Haga, e vetmja gjykata që e ka ndjekur, dhe është e shkruar në verdiktin e Gjykatës”.

Spahoviq kujton se në aksione të tilla “kurrë nuk duhet të përdoret artileria ushtarake” por “policia dhe metodat policore”.

Në bazë të kësaj, kjo ishte një sulm mbi një fshat të pambrojtur, është edhe për nga deficioni: krim lufte. Dhe, gjëra e dytë që u gjet nga Gjykata që askush nga ai fshat nuk ka qëlluar as edhe një plumb të vetëm ndaj Ushtrisë së Jugosllavisë e cila po bombardonte fshatin. Kjo është në dy orët e para. Në orën tetë, këmbësoria dhe policia hynë me automjete të blinduara dhe më pas (...) gjykata konstatoi se ishin vrarë 45 civilë, se në mesin e atyre 45 civilëve kishte një vajzë 18-vjeçare dhe një 12 -fëmijë vjeçar, dhe se një të moshuari i ishte prerë koka. koka; se 23 persona nga ata 45 u vranë në distancë të afërt dhe shumica prej tyre - nga një plumb në kokë, se shumica e njerëzve ishin mbi 50 vjeç dhe se 10 personat që u gjetën në një hendek ishin me shumë gjasa. verdikti thotë - i prerë”, ka thënë Spahoviq.

Lajme të ngjashme