Reagon U.D i Kryeprokurorit në Speciale: Vendimi i Apelit dërgon mesazh të qartë - NACIONALE

Reagon U.D i Kryeprokurorit në Speciale: Vendimi i Apelit dërgon mesazh të qartë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, Alex Whiting, ka reaguar pas vendimit të Apelit lidhur me dënimin e Gucatit e Haradinajt.

Ëhiting ka thënë se vendimi i sotëm përçon mesazh të qartë.

“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë,” tha Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar. “ZPS-ja i merr këto krime jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo dhe të gjithë ata që përfshihen në këtë akt në çdo rast., thuhet në komunikatë.

“Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet,” vazhdoi z. Uaiting. “Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi.”

Lajme të ngjashme